Një grua italiane, 28 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, u detyrua me forcë të ndiqte ish-in e saj, një shqiptar M.M. 30 vjeç, me precedent penal, nga Siena në Foligno. Këtu ajo u mbajt në një apartament dhe u detyrua për tre ditë të gjata të vuante dhunën seksuale të torturuesit të saj. Dhuna zgjati nga e Mërkura e 31 korrikut deri pasditen e së premtes së 3 gushtit 2019.

Duke përfituar nga shpërqendrimi i shqiptarit në një qendër tregtare ku çifti kishte dalë, gruaja hapi derën e makinës që ishte akoma në lëvizje dhe e hodhi veten në rrugë duke kërkuar me zë të lartë ndihmë.

Pavarësisht kësaj, shqiptari e ndaloi automjetin dhe e kapi vajzën duke e goditur me shuplakë dhe grushte, në mënyrë që ta detyronte të kthehej në makinë. Vetëm ndërhyrja e njerëzve të pranishëm dhe disa rojeve të sigurisë në detyrë, lejuan që  gruaja të shpëtohej. Sidoqoftë, kur arritën agjentët e stacionit policor Spinaceto, shqiptari tashmë ishte zhdukur.

Për agjentët viktima tregoi historinë e një dashurie të sëmurë: një vit i gjatë ngacmimesh dhe dhune, fizike dhe psikologjike dhe detyrimi me kërcënime që i drejtoheshin asaj dhe fëmijëve të saj që të mos thoshte askujt se çfarë u detyrua të vuante. Falë pamjeve të vëzhgimit me video të kamerave në qendrën e daljeve, jo vetëm që mund të vini re momentet e një dhune të paprecedentë ndaj gruas dhe arratisjes së saj, por gjithashtu ishte e mundur të gjurmohej targa dhe modeli i makinës së përdorur nga shqiptari.

Kërkimi për kriminelin nuk dha fillimisht ndonjë rezultat. Në mbrëmje, megjithatë, erdhi pika e kthesës: u gjet një dëshmitare, një grua e re italiane që jetonte në Foligno e cila gjatë një vizite në shtëpinë e shqiptarit, u frikësua nga dhuna që ai kishte ushtruar ndaj saj.

Policia arriti që të fusë në kurth shqiptarin, duke e arrestuar dhe çuar në burgun e Spoletos.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA