Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 22:00 në afërsi të fshatit Zharrnec të Divjakës ku dy motoçikleta tipit “Yamaha” janë përplasur njëra me tjetrën.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale R.SH 21 vjeç si dhe është plagosur shtetasi me iniciale E.M 24 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel