Miley Cyrus është ngjitur në skenë, për festivalin e zhvilluar këtë të premte, të organizuar nga këngëtarja dhe njëkohësisht mikesha e Mileyt, Dua Lipa, e cila ka dhuruar 150 mijë euro për një qendër arti, për të rinjtë në kryeqytetin e vendlindjes së saj, Kosovës. Bëhet fjalë për një maratonë tre ditore në Prishtinë dhe lajmin për hapjen e një akademie muzikore për talentet e reja, e dha vetë Dua, në një konferencë për shtyp.

Dukej tepër joshëse e veshur në një ansambël gjithëpërfshirëse, këngëtarja ka performuar live për të gjithë fansat e saj nga e gjithë Shqipëria, të cilët u mblodhën në Prishtinë dje për të ndjekur këngëtaren në festivalin “Sunny Hill”.

Në pah dalin dhe muskujt e tonifikuara të Miley, e veshur me të zeza dhe të shoqëruara me disa gjerdanë, ajo shkëlqente mbrëmjen e shkuar.

FOTO GALERI
15/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA