Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot avionin që do i bashkohet kompanisë ‘Air Albania’ dhe që do të mbulojë fluturimet nga Rinasi për në aeroportet e Italisë. Pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, është përzgjedhur “Migjeni” për të mbuluar Italinë.

Avioni është i llojit Boeing 737, i vitit 2016, dhe sipas kryeministrit përmbush standardet më të larta që nga ushqimi dhe deri te televizorët për çdo pasagjer.

“Pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, ja edhe “Migjeni”, avioni i dytë i flotës së Air Albanias që do të fluturojë në fillimvjeshtë drejt Italisë. Boeing 737 i vitit 2016, me shërbim të standardeve të larta nga trupa shqiptare e stjuartëve, që nga ushqimi në bord që ishte harruar prej shumë vitesh për udhëtarët e Rinasit dhe me televizor për çdo pasagjer, si asnjëherë më parë”, shkruan Rama.

Kryeministri thotë se flotës së ‘Air Albania’ do i shtohen edhe “Naimi” me “Nolin” që do të mbulojnë destinacione të tjera evropiane, si dhe linjën direkte Shqipëri-SHBA.

“Tani vazhdoni shani e përqeshni që mos na marrin më sysh, ndërkohë që “Naimi” do t’i shtohet flotës në fund të vitit për destinacione të tjera europiane dhe më tej, do të vijë “Noli” për linjën direkte Shqipëri-Amerikë. Më tutje do të vazhdojë zgjerimi i flotës me të tjerë, bazuar mbi suksesin e fazës së parë, po më mirë i’a lemë kohës të na tregojë e të flasë. Gur gur bëhet mur, mur pas muri bëhet kalaja thotë Populli, po normal që çdo popull ka të paduruarit e të pagdhendurit e vet, kështu që rroftë puna se ajo mbetet, ndërsa llafet lum kush i duron deri kur t’i marrë era”, shprehet Rama.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA