Sot, Valbona Sako është betuar si kryetare e bashkisë së Durrësit, gjatë ceremonisë së betimit dhe konstituimit të Këshillit Bashkiak që u zhvillua në sallën e Këshillit të Qarkut Durrës. Në ceremoni mori pjesë dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, autoritetet vendore dhe deputetët socialistë.

Në ceremoni ishte dhe Vangjush Dako, që drejtoi bashkinë e Durrësit në 3 mandate që nga viti 2007 dhe synoi dhe një mandat të katërt. Vënia e tij në qendër të përgjimeve për dosjen hetimore nr.399 për shitblerje votash dhe bashkëpunim me persona me precedentë kriminalë e mbajtën larg mandatit të katërt. Ndërsa së fundmi Departmenti Amerikan i Shtetit bëri publik vendimin për ndalimin e hyrjes së Dakos dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak te përfshirjes në korrupsion gjatë ushtrimit të mandatit të tij si kryetar bashkie.

Dako ka shmangur çdo koment të mundshëm në lidhje me këtë vendim.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA