Në Xhuxhe të Fanit të Mirditës ndërsa po punohej për hapjen e një rruge është gjetur një gur i madh që dyshohet të jetë piktogram ose ideogram.

Sapo kanë parë gurin me mbishkrime punëtorët kanë ndërprere punimet dhe kanë njoftuar autoritet lokale.

Kolin Marku Administratori i Fanit thotë se pritet ardhja e specialisteve të fushës për të përcaktuar datimin dhe vlerën që ka ky gur.

Gjergj Marku Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë thotë se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike, ndërsa objekti i gjetur dyshohet të jetë piktogram ose ideogram.

Në zonën ku është gjetur guri pritet të shkojnë specialistet e Shërbimit Arkeologjik Shqiptar për të përcaktuar vlerat qe ky gur mbart, por edhe cilës kohë i përket.

Mirdita ruan në gjirin e saj monumente me vlera të rralla të historisë sonë kombëtare!

FOTO GALERI
6/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA