Opozita po proteston përpara bashkisë së Devollit, kundër kryebashkiakut të ri, Eduard Duro. Top Channel mëson se Duro ndodhet në zyrë që prej orës 06:30, ndërkohë që administrata e bashkisë ndodhet jashtë në protestë, së bashku me Bledion Nallbatin, ish-kryebashkiak.

Duro hyri të premten në zyrë duke shpërthyer derën e bashkisë, pasi ish-kryebashkiaku Nallbati nuk pranoi t’i kalonte detyrën sepse nuk i njeh votimet e 30 qershorit.

“Bashkia është uzurpuar, është antiligjore. Unë do të vazhdoj të shërbej dhe të punoj edhe pse më kanë zënë zyrën. Këta le të mbajnë zyrat, unë do të punoj jashtë në terren me banorët”, është shprehur Nallbati.

Forca të shumta policie ndodhen aktualisht brenda dhe jashtë ambienteve të bashkisë për shmangur çdo incident të mundshëm.

Bashkia e Devollit është para ku kryebashkiaku socialist i dalë fitues në 30 qershor merr detyrën që deri përpara zgjedhjeve mbahej nga një kryebashkiak i opozitës.

Kryebashkiaku i ri, Duro thotë se është në pritje që të gjithë punonjësit të hyjnë dhe vijojnë normalisht punën.

“Një pjesë e punonjësve kanë hyrë në zyrë. Policinë e kam thirrur unë pasi kisha informacion se do bëhej ky tubim. Po pres që të gjithë punonjësit e tjerë të hyjnë në zyrë. Ish-kryetari nuk pranoi të largohej ndaj u detyruam të veprojmë kështu. Unë kam patur takime edhe me punonjësit ditën e shtunë, ata do të vijnë në punë”, shprehet Duro.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA