Konkurrentet konkuruan në kategoritë Gazetar, Prezantues, Interpretues.

Show këtë sezon ishte në 10 javë, dhe erdhi i riformatuar dhe me më shumë spektakël.

Katër javët e para ishin prezantimi i konkurrentëve përpara jurisë, me pas faza çerek finale në 3 mbrëmje, në të cilën konkurrentet sollën materialet e tyre të regjistruara e të përgatitura në Top Channel.

Në fazën gjysmëfinale, e cila ishte në 2 mbrëmje, konkurrentët konkurruan me materiale që ia përcaktoi juria, e cila këtë sezon kishte anëtarë : Eno Popin, Salsano Rrapin, Bieta Sulon, Muhamed Veliun dhe Elona Duron.

Show u prezantua nga Eneda Tarifa, dhe backstage u transmetua në “livestram”, në kanalin e Top Channel në “Youtube”, nën prezantimin e Xhesika Mucaj fituese e edicionit të parë të Top Talent.

Konkurrentët që u kualifikuan në fazën e gjysmëfinale dhe që janë në mbrëmjen finale do të kenë mundësi të realizojnë ëndrrën e tyre për të qenë pjesë e Top Channel.

Autore e Top Talent është Ledja Liku, regjisor i showt Redi Treni, skenarist Olsi Çala, dhe kryeredaktor Andi Pinari, skenograf Fatmir Minga.

“Top Talent” është një mundësi për të gjithë gazetarët dhe prezantuesët e rinj, që synojnë të jenë pjesë e televizionit por edhe për të gjithë interpretuesit në zhanera te ndryshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA