Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako, ka mohuar këtë të hënë në Top Story, të jetë shantazhuar apo vënë nën trysninë e ndonjë bande sa ka qenë në cilësinë e kryetares së Bashkisë. 

Ndër të tjera Sako ka përmendur edhe arritjet që bashkia ka bërë sa kohë ajo ka qenë në krye të saj, që pas tërmetit.

Duma: Thuhet në publik që në Durrës fitohet përmes bandave, e ndjeni këtë mbështetje?

Sako: Nuk kam koment për këtë. Bashkia është një institucion transparent ku mund të hyjnë të gjithë qytetarët, unë nuk kam përjetuar asnjë lloj trysnie nga asnjë grupim. Unë përballem me kandidatin tjetër me një bilanc punësh të realizuara, rindërtimi ka qenë një problematikë për qytetin e Durrësit por është kthyer në fakte konkrete të shtëpive të realizuara, janë mbyllur rreth 744 shtëpi ku akomodohen njerëz, janë bërë rreth 18 shkolla. Ka qenë një mandat relativisht i shkurtër ku kemi punuar në akse rrugore në pemë e ndriçues.

Top Channel