Ish deputeti Myslym Murrizi ka reaguar i irrituar ndaj mazhorancës ditën e sotme në Top Talk, ku është shprehur se Rama të njëjtën gjuhë ka përdorur edhe në fushatat paraardhëse dhe se populli shqiptar e zgjedh vetë që të “tallë menderen” me ta.

Nga ana tjetër Aleksandër Çipa tha se Rama ka zgjedhur gjuhën e stigmatizimit të kundërshtarëve dhe se udhëheqësit e partive po i marrin protagonizmin kandidatëve duke bërë tur në të gjithë qyetetet e vendit.

Murrizi: Rama të njëjtën gjuhë ka përdorur edhe në 2013 i binte dajres, këndonte Linda i mbante iso Ogerta, në 2017 tepsia, kusia, timoni, rrota. Ku popull sa kohë të shkojë pas këtyre që tallin menderen me ta vuajë në kurriz e të iki nga sytë këmbët dhe ta gëzojë harbutin kryetar qeverie.

Çipa: Së pari Rama, ka zgjedhur atë që quhet gjuhën e stigmatizimit të kundërshtarëve. Këto po trajtohen si zgjedhje politike ndërkohë që janë administrative. Protagonizmi i kandidatëve u evitua nga momenti kur vetë udhëheqësit preferuan t’i zëvëndësonin me një tur udhëtimi në 61 njësitë bashkiake. Këto janë të qëllimta e janë të lidhura me një kontekst që u parapri nga një marrëdhënie problematike mes asaj që po ndodh me opozitën dhe kësaj që përfaqëson shumica. Kur ndodh ky skenar për protagonizmin e udhëheqjes së lartë, iket substancës elektorale për të cilën zhvillohet ky proces, ne nuk e kemi këtë substancë.

 

Top Channel