Spanja ‘ndez’ Madridin, 2 milionë persona festojnë titullin botëror me La Roja
Humbja e Argjentinës kundër Spanjës në finalen e Botërorit 2026 shkaktoi përleshje mes tifozëve dhe policisë pranë Obeliskut në Buenos Aires.
Të paktën 12 persona u arrestuan në mbrëmjen e së dielës nga forcat e rendit gjatë incidenteve të shpërthyera nga tifozët që ishin mbledhur në zonën qendrore të qytetit për të mbështetur skuadrën Albiceleste që në fund u mposht me rezultatin 1-0 në finalen ndaj Spanjës.
Tentativa e policisë për të shpërndarë tifozët shkaktoi përleshje, sulme me shishe dhe objekte të tjera kundër forcave të sigurisë me këta të fundit që reaguan duke përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës. Ajo që dukej se ishte destinuar të ishte një mbrëmje feste në mbështetje të skuadrës kombëtare, u shndërrua në një luftë të vërtetë.
Sipas të përditshmes ‘La Nacion’, grumbullimi i tifozëve të Argjentinës nisi në 18:00 me orën lokale por e arriti kulmin në orën 20:00. Mes koreve, përshëndetjeve dhe lotëve për rezultatin e ndeshjes, policia u detyrua të ndërhyjë pasi një grup personash nisi të hedhë shishe dhe gurë në drejtim të agjentëve të policisë.
La policía dispersó a aficionados de la selección de Argentina en Buenos Aires, luego de la derrota ante España; las autoridades reportaron al menos cuatro detenidos.
Video: AFP pic.twitter.com/JhRQ2vrXOq
— NMás (@nmas) July 20, 2026
Top Channel