Hetim ndaj ambasadorit francez në Afrikën Qendrore, dyshohet se priti rreth 30 gra në rezidencën zyrtare
Një zjarr i ri i fuqishëm ka shpërthyer në jugperëndim të Francës, në pyllin e gjerë të Landes, duke përfshirë rreth 4 mijë hektarë tokë.
Për shkak të përhapjes së flakëve, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e më shumë se 400 banorëve si masë sigurie.
Prefektura e Landes e përshkroi situatën si “të pafavorshme”, ndërsa erërat e forta dhe ndryshimi i drejtimit të tyre kanë vështirësuar përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët.
Sipas shefit të zjarrfikësve, Romain Moutard, era ka ndryshuar drejtim dhe zjarri po përparon drejt komunës së Luglonit, rreth 25 kilometra në veriperëndim të Mont-de-Marsan.
Rreth 400 banorë të Luglonit u evakuuan dhe u zhvendosën përkohësisht në një qytet aty pranë.
🔥 ALERTE – Un feu de forêt d'ampleur s'est déclaré dans les Landes, au niveau de la commune de Luglon, qui est en cours d'évacuation. Près de 500 hectares sont déjà détruits par le feu. Des centaines de sapeurs-pompiers convergent vers les lieux et des agriculteurs arrivent en… pic.twitter.com/1sSQOarqEd
— Infos Françaises (@InfosFrancaises) August 13, 2026
Zjarret kanë përfshirë edhe zona të tjera të Francës. Në perëndim të vendit, një zjarr në Gerand është tashmë “nën kontroll”, por për shkak të rrezikut rreth 2 mijë kampistë u detyruan të largoheshin nga zona.
Ndërkohë, në jug të Rennes, një tjetër vatër zjarri ka djegur rreth 2,250 hektarë. Situata atje është stabilizuar, por autoritetet theksojnë se zjarri ende nuk është vënë plotësisht nën kontroll.
🔥 ALERTE – Un feu de forêt d'ampleur s'est déclaré dans les Landes, au niveau de la commune de Luglon, qui est en cours d'évacuation. Près de 500 hectares sont déjà détruits par le feu. Des centaines de sapeurs-pompiers convergent vers les lieux et des agriculteurs arrivent en… pic.twitter.com/1sSQOarqEd
— Infos Françaises (@InfosFrancaises) August 13, 2026
Në Pas-de-Calais, zjarret që shpërthyen të mërkurën në një zonë turistike pranë bregdetit verilindor të Francës janë “përmbajtur”, por vazhdojnë të konsiderohen aktive dhe nuk janë ende nën kontroll të plotë.
Zjarret e fundit vijnë pas një periudhe të vështirë për Francën, ku vetëm në fund të korrikut rreth 37 mijë hektarë pyje u dogjën në Landes, ndërsa një zjarr masiv në Gironde, në një zonë fqinje, përfshiu më shumë se 400 mijë hektarë.
Top Channel