Bernardino Gonzalez Vazquez është Shefi i ri i Arbitrave në Federatën Shqiptare të futbollit. Në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, spanjolli bëri prezantimin e tij më rolin e tij të ri ku ai zëvendëson Sokol Jarencin e larguar.

Në fjalën e tij, Gonzalo Vazquez falënderoi presidentin e FSHF, Armand Duka për këtë mundësi që i dha për të theksuar më pas se do të kërkojë që me eksperiencën e tij të përmirësojë arbitrimin në Shqipëri

‘Nuk jam këtu për të folur për veten. Dua të flas për eksperiencën time në arbitrim. Nuk e di se si do të jetë në të ardhmen. Nuk i dihet asnjëherë çfarë ndodh. Unë vij me dëshirë dhe entuziasmin për këtë sfidë të re për mua. Nuk është e lehtë të le përgjegjësitë dhe jetën time në vendin, por kam dëgjuar fjalët e mira për këtë federatën dhe kjo është pikë kyçe për mua-tha Gonzalo Vazquez-Dua të shoh nga afër si arbitrimi funksionon. Ka shumë talentë këtu. Propozimi im është e thjeshtë, të përmirësojmë arbitrat çdo ditë. Si themi në Spanjë: sa më shumë punë bëj aq më shumë fat kam. Kjo është një pikë që mund të bëjmë më mirë. Do jem një prej jush dhe do bëjmë më të mirën’

Gonzalez Vazquez më pas premtoi se do të punojë fort dhe do të japë besueshmëri

‘Nuk e di çfarë sjell e nesërmja, di që arbitrat mund të bëjnë gabime, por sepse janë njerëz. I kërkoj dhe medias bashkëpunimin. Janë shumë aktorë në lojë, lojtarët dhe trajnerët. Ndonjëherë  që harrojmë se duhet të jemi shembull për të tjerët. Duhet të japim shembull për të rinjtë. Mund të premtoj dy gjëra. Të punoj fort dhe të jap besueshmëri. Kënaqësi të jem këtu. Shumë faleminderit-tha në fjalën e tij Bernardo Gonzalez Vasquez.

Top Channel