Transmetimi live i gjyqit të nënës amerikane që vrau tre fëmijë, reagon avokati i Erion Veliajt: Këtu mbyllim drejtësinë për të mbrojtur privatësinë Situata është nën kontroll në vatrën e zjarrit të nisur në Priskë të Madhe dhe të përhapur më pas në Lundër, Gurrë të Madhe dhe Farkë të Madhe. Ndërhyrja vijon për shuarjen e plotë të flakëve dhe për të shmangur riaktivizimin e tyre.
Aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat në katër fshatrat e përfshirë nga zjarri.
Shkurret e dendura dhe terreni i vështirë e bëjnë të pamundur ndërhyrjen me mjete nga toka në disa pjesë të zonës. Për këtë arsye, operacioni po vijon edhe nga ajri me dy helikopterë, që furnizohen me ujë në liqenin e Farkës, shumë pranë vatrave të zjarrit.
Në terren ndodhen gjithashtu dy ekipe zjarrfikësish, punonjës të bashkisë dhe të emergjencave civile.
Nga ana tjetër, zjarri në Malin e Dajtit vijon të jetë shqetësues. Forcat e tjera ajrore janë përqendruar në zonën malore të Dajtit, ku zjarri i rënë në Qafë Mollë është përhapur dhe ka kaluar edhe në faqen tjetër të malit, e cila është e dukshme nga qyteti i Tiranës.
Edhe në këtë vatër nuk paraqitet rrezik për banesat. Megjithatë, situata mbetet shqetësuese për shkak të dëmeve që po shkaktohen në zonën e Dajtit, e cila është zonë e shpallur Park Kombëtar.
Top Channel