Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Delisufaj të Lushnjës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Motrat po udhëtonin me makinë, kur kanë humbur kontrollin e mjetit. Viktima mbetën shtetaset Mirela Hasko 50-vjeç dhe Florije Xhepa 53-vjeç.
Ngjarja ndodhi në dalje të fshatit, kur motrat nuk kanë mundur dot të futeshin në urë dhe kanë përfunduar në kanalin vaditës, i cili ka qenë i mbushur me ujë. Të dyja gratë kanë gjetur vdekur nga mbytja, ndërsa makina drejtohej nga 53-vjeçarja Xhepa.
Policia dhe ambulancat mbërritën në vendngjarje dhe nxorën nga uji trupat e viktimave, duke i transportuar drejt morgut. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.
Top Channel