24/11 09:50
Belle Delfine, një influencuese Instagrami, vendosi t’u shesë 3.9 milionë ndjekësve ujë nga vaska ku po lahej.
Ajo mbushi kupa të vogla me ujë, teksa i filmonte, dhe i nxori në shitje për 30 dollarë secilën.
Kupat u shitën të gjitha brenda tre ditësh, edhe pse ideja u duk shumë qesharake në internet. Por të tjerë, ndërkohë, e lëvdojnë për zgjuarsinë që tregon duke u marrë para “budallenjve”.
Top Channel