Vazhdon beteja ligjore e Cristiano Ronaldos ndaj akuzave për përdhunim me sulmuesin portugez që tashmë e ka marrë njoftimin për dokumentet e kësaj çështjeje.

Ajo që e ka futur Cristiano Ronaldon në këtë telash është Kathryn Mayorga e cila gjatë vitit të kakluar ngriti akuzat ndaj lojtarit për përdhunim të kryer në vitin 2009 në një hotel të Las Vegasit.

padyshim që Ronaldo i ka mohuar vazhdimisht këto akuza duke deklaruar se takimi me Mayorgën ishte konsensual. Megjithatë Mayorga dhe avokatët e saj nuk janë tërhequr nga qëndrimi i tyre dhe javën e kaluar e kaluan këtë cështje në Gjykatën Federale në Nevada.

Në dokumentacionin e paraqitur nga pala akuzuese theksohet se është arritur një akord që i akuzuari të gjykohet në mënyrë efikase.

Mayorga e bëri denoncimin vitin e kaluar pavarësisht ekzistencës së një marrëveshjeje mes saj dhe Ronaldos për mosbërje publike të ngjarjes me futbollistin që pagoi një shumë parash për llogari të saj me avokatët e 34 vjecarit që deklaruan se akordi i nënshkruar me Mayorgën nuk është pranim i fajit.

Kjo nuk e pengoi ish-modelen që të rinovojë akuzat ndaj Ronaldos duke shtyrë policinë në Las Vegas që të rihapë hetimet për këtë ngjarje.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA