Kolegji Zgjedhor pritet që të shqyrtojë dekretin e  firmosur nga Meta për shtyrjen e zgjedhjeve dhe gazetarët e pyetën Presidentin nëse ai do ta pranojë vendimin e këtij institucioni. Përgjigjja e Metës ka qenë mjaft ironizuese.

“Dekreti mund të Gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit që nuk ekziston. Presidenti nuk ndalon askënd që të çmendet.  Përkundrazi i fton të gjithë që të izolojmë çdo të çmendur, i cili në këtë ditë të dhurimit të gjakut, bën thirrje për gjëra të ndryshme.

Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse vetëm ato ndihmojnë në çeljen e negociatave. Dekreti është në fuqi, i zbatueshëm e i referueshëm për të gjithë.

Kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë, le të vazhdojë në rrugën e tij. Ata që ecin në këtë rrugë, do kenë pasoja që do provokojnë stabilitet në vend”, tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA