Në ethet e provimeve; Sot maturantët u testuan për gjuhën dhe letërsinë
12/06/2019 15:22
Rreth 36 mijë maturantë në gjithë Republikën e Shqipërisë dhanë sot provimin e Gjuhë-Letërsisë.
Të radhës janë ai i matematikës dhe lënda me zgjedhje, përkatësisht me 17 dhe 24 qershor.
Rreth orës 12.30 maturantët dolën njëherësh nga klasat ku dhanë provimin e dytë pas atij të Gjuhës së Huaj më 7 qershor.
Përfaqësues të Zyrës Arsimore kontrolluan ambientet e shkollave një ditë më parë, ndërsa policia mori në dorëzim ambientet 24 orë para se të niste provimi.
Mjet identifikimi, një laps e një stilolaps janë sendet që u lejohen maturantëve gjatë provimeve të maturës.
Top Channel