90 minuta ka zgjatur takimi i kryeministrit me ambasadoret e vendeve të BE-së dhe SHBA, i thirrur nga Rama për t’i informuar për shkeljet Kushtetuese që sipas tij Presidenti Meta ka bërë.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se me vendimin e anulimit të zgjedhjeve Ilir Meta humbi të drejtën që të qëndrojë në atë zyrë dhe se kjo çështje është në shqyrtim. Sot kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, duke mbajtur të njëjtin qëndrim në lidhje me anulimin e zgjedhjeve.

Përpara medieve, Ilir Meta firmosi sot vendimin për dekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, me argumentin se shtyrja e zgjedhjeve nuk krijon vakum në qeverisjen vendore, ndërsa shtoi se ky vendim është mjeti emergjent për zgjidhjen e krizës politike.

Menjëherë pas këtij akti, Rama thirri kryesinë e PS. nga e cila u deklarua se të enjten ne Kuvend do te nisin procedurat per shkarkimin e Presidentit Meta. Pas kësaj mbledhje kryeministri Rama kërkoi takim me ambasadorët e BE, për në orën 11:00.

“ Kryesia e PS ka diskutuar mbi aktin brutal të Ilir Metës mbi Republikën Parlamentare të Shqipërisë. Kryesia ka vendosur që të enjten të zhvillojë një debat parlamentar, duke shtjelluar argumentet, se si Ilir Meta ka sulmuar Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë vend të botës, që quhet çdekretim. Në fund do t’i takojë Kolegjit Zgjedhor apo KQZ që ta shqyrtojë nga pikëpamja juridike. Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Do fillojmë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga Presidenca të enjten. Është detyra jonë për të mbrojtur Kushtetutën”, tha Elisa Spiropali, në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA