Video/ Berisha kërkon në Google lajmet për 15 këshilltarët e qeverisë së tij në 2005, Igli Hasani dëgjon “rock and roll”. Socialisti Arkend Balla sheh për sedilje makinash

29/10/2026 14:56

Seanca plenare e kësaj të enjte u përcoll me përplasje dhe tensione në Kuvend.

Ndërkohë, në pamjet e filmuara nga operatori i Top Channel, Endri Kurti, vijnë momentet pikante që nuk u panë gjatë seancës.

Lideri i PD-së, Sali Berisha, hapi disa lajme të vjetra, ku kërkon 16 këshilltarët e kabinetit të tij qeverisës në vitin 2005.

Nga ana tjetër e sallës, ndodhej Igli Hasani, i cili shihte disa video në “YouTube” me muzikë rock & roll, ndërsa në sfond dëgjohej protesta në Kuvend nga deputetët e PD.

Deputeti socialist Arkend Balla, shfaqet duke parë në internet foto për sedilje makinash.

Top Channel