Një grup analistësh, këshilltarësh dhe sekretarësh të disa kongresmenëve amerikanë pjesë e Këshillit të Atlantikut kryesuar nga Damon Wilson  kanë nisur një vizitë faktmbledhëse për situatën politike në Shqipëri. Ndalesa e parë për ta presidencë e cila për këtë takim ka dhënë këto detaje.

“Zhvillimet e brendshme politike, zgjidhja sa më e shpejtë e krizës aktuale dhe nevoja për reflektim të menjëhershëm, zbatimi e implementimi i reformës në drejtësi mbështetur në shinat kushtetuese, hedhja e hapave të nevojshme drejt integrimit në BE dhe roli i rëndësishëm i Shqipërisë në rajon si faktor kyç për stabilitetin, ishin temat kryesore të diskutimeve”, thuhet në njoftim për mediet nga zyra e shtypit të Presidentit.

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ata kanë qëndruar për pak momente nën dritën e kuqe të semaforit për t’ju drejtuar zyrës së Gramoz Ruçit, ku janë njohur me dritat e kuqe që i janë ndezur demokracisë shqiptare.

E ndërsa zyra e shtypit në kryeministri nuk dha asnjë detaj se çfarë u bisedua me kryeministrin Edi Rama, zyra e shtypit në kuvend është mjaftuar me dy fjali ku thuhet se delegacioni amerikan në takim me kreun e kuvendit Gramoz Ruci është shprehur se Shqipëria, ka një rol të spikatur për stabilitetin e rajonit.

SHBA mbështetje në momente vendimtare të kombit. Reformat janë të pakthyeshme e të papengueshme”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Kuvendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA