”Rikthehet në jetë”, për të shoqëruar vajzën në altar!

28/05/2019 17:22

48-vjeçari John O’Brien nga Warrington në Angli, ka mposhtur çdo pritshmëri të mjekëve duke shoqëruar në altar vajzën e tij, 26 vjeçare, vetëm 4 muaj pasi kaloi në vdekje klinike.

48-vjeçari motoçiklist prej 20 vitesh pësoi një aksident të rëndë pak muaj më parë, e kaloi në vdekje klinike teksa autoambulanca kishte shkuar në ndihmë të tij.

Mjekët u detyruan që t’i çanin kraharorin dhe t’i bënin masazh kardiak me dorë zemrës së tij për ta rikthyer në jetë.

John O’Brien, qëndroi për 2 javë në gjendje kome, e mjekët nuk i jepnin shumë shpresa për mbijetesë.

Pas daljes nga koma ai i vuri vetes një objektiv, të ngrihej në këmbë për të shoqëruar vajzën e tij në altar, teksa dasma ishte më pak se 4 muaj larg.

Mjekët e tij ishin tepër skeptikë që një gjë e tillë mund të ndodhte, duke marrë parasysh këtu edhe plagët e mëdha që ai kishte marrë nga aksidenti, përfshirë thyerjen e shumë kockave.

Por 48-vjeçari John O’Brien, ia doli edhe pse me shumë vështirësi që të ishte në krah të vajzës së tij në ditën më të rëndësishme të saj.

Sfida për t’u rikuperuar tërësisht nuk ka përfunduar për 48-vjeçarin, i cili do t’u nënshtrohet edhe dy operacioneve të tjera për të pasur një jetë normale.

FOTO GALERI
5/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA