Pasuri me vlerën e rreth 1 milion eurove janë sekuestruar nga autoritetet e drejtësisë në Durrës, ndaj një personi që rezulton i dënuar në Itali.
Policia lokale bën me dije se pas një hetimi dy vjeçar të zhvilluar me metoda speciale është arritur të dokumentohet se 57 vjeçari me iniciale Xh.S., e ka përfituar këtë pasuri në bazë të aktivitetit kriminal të ushtruar në Itali.
Ai është dënuar në Itali me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Gjobë vënie e kryer në bashkëpunim”.
“Në përfundim të hetimeve u bë sekuestrimi i llogarive bankare me vlerë 30 milion lekë dhe 5.770 euro, si dhe 7 pasuri të paluajtshme si truall, banesa, garazh, apartamente me një vlerë monetare në total rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm”, thekson policia.
Materialet hetimore u kaluan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
Top Channel