Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndëshkime të ashpra ndaj atyre që abuzojnë me sigurinë ushqimore.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar në Partinë Socialiste, shefi i qeverisë tha se ata që kërcënojnë shëndetin tonë, do të përballen me heqjen e lirisë së ushtrimit të aktivitetit dhe lirisë individuale.

“Produktet tona bujqësore janë plotësisht të shëndetshme dhe për këtë mjafton një fakt. Në 300 mijë ton produkte bujqësore të transportuar në 2018 drejt BE-së, nuk është kthyer asnjë gjë, për shkak  të cenimit të standardeve Evropiane ushqimore, por ka individë dhe subjekte që kryejnë krime kundër shëndetit, kundër njeriut.

Ia kanë hedhur në 30 vjet me gjoba që s’janë asgjë, por kjo nuk do vazhdojë më kështu. Këto forca të së keqes që kërcënojnë shëndetin tonë dhe të fëmijëve tonë, do t’ju  hiqet e drejta e lirisë së ushtrimit të aktivitetit dhe lirisë individuale”, paralajmëroi Kryeministri.

“Masa e dënimit do të jetë burg deri në 10 vjet. E njëjta gjë për prodhimet ushqimore jashtë afatit të përdorimit,

Nuk ia ka borxh asnjë familje kësaj qeverie që të rri e të bëjë sehir dhe nuk sjell asnjë zgjidhje sistemi i punës duke i gjëmuar nga pas tek për tek duke negociuar gjoba me individë e subjekte të tilla

Mashtrimi me produktet ushqimore hyn në veprat penale, zëvendësimi i shenjave të sigurisë, që është një tjetër lojë e zhvilluar hyn në veprat penale, dhe duke e adresuar këtë problem kaq jetik e kërcënuar për psikologjinë e vendit në vetëdijen se jo vetëm që nuk bëhet fjalë për të gjitha produktet, por për një pjesë të vogël të tyre, ne përmbushim një angazhim si rezultat i një reflektimi mbi një eksperiencë 30 vjeçare të dështuar”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA