Top Channel ka siguruar vendimin prej 83 faqesh për të dyshuarit e grabitjes së 9 prillit.
Dokumenti është siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, e cila në një lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin e lajmeve të orës 15 dha detaje mbi dosjen e hetimit për grabitjen e Rinasit.
Admir Muratit, përveç granatës dhe tymuese, një automatiku me krehër të vendosur në fole, është gjetur edhe një aparat në ngjyrë të zezë që shërben për bllokim valësh.
Hoxha raportoi se Murati dhe Klement Çala kishin hapur një restorant teksa ishin persona në kërkim, në zonën e Liqenit të Thatë, në Tiranë. Janë punësuar në varrezën e makinave, të cilën e administronte babai i Klementit, thuhet në dëshmi, ndërsa Eldi Çala administronte një rrobaqepësi.
Në vendim nuk jepet shuma e vlerave monetare të grabitura më 8 prill.
Automjeti Chevrolet, që u përdor në grabitje, Alkond Bengasi tregon se e kishte parë rreth 3 muaj më parë në servis. Këtë automjet e kishte marrë Eldi Çala dhe Talo Çela nga servisi dhe më pas këtë automjet e ka parë në televizor si automjetin e grabitjes.
Siç raportoi gazetarja Anila Hoxha, e cila iu referua vendimit të zbardhur, në takimet e mbajtura te Liqeni i Thatë me Admir Muratajn dhe Klement Çalën ishte i pranishëm edhe një person nga Kosova, rreth 50 vjeç, të cilin e thërrisnin Daja.
Top Channel