“Revansh në miniaturë”, Juve U17 mposht Ajaks U17 në finale

23/04/2019 18:10

Juventusi arrin një “revansh të vogël” ndaj Ajaksit.

Meritën për këtë e ka skuadra “Under 17”, me bardhezinjtë e vegjël që iu imponuan bashkëmoshatarëve të tyre holandezë në finalen e “Future Cup”, duke i mundur 2-1.

Një revansh ky, që ishte edhe për humbjen e sfidës së parë të këtij turneu, pikërisht ndaj “Harkëtarëve” të vegjël.

Heronjtë për Juventusin e “të vegjëlve” u bënë Ervin Omic dhe Cosime De Garcia, autorë të të dy golave për bardhezinjtë, një rezultat ky që mund të jetë një ogur i mirë për “Zonjën e vjetër”, që duket se po i krijon në shtëpinë e saj kampionët e së ardhmes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA