“Netflix” do të publikojë të dhënat e shikueshmërisë së të gjitha serialeve televizive dhe filmave të platformës. Me këtë lëvizje surprizë, gjiganti i streaming pritet që të bëjë së shpejti transparencë mbi informacionet.

Në rastin e horrorit “Bird Box”, kompania bëri të ditur se u pa nga mbi 45 milionë shikues dhe bëri habi deklarata që seriali “Narcos” kishte publik më të gjerë se “Game of Thrones”.

Drejtuesi Ted Sarandos tha se kompania do të nisë së shpejti të publikojë të dhëna më specifike dhe raporte mbi shijet e spektatorëve.

“Synimi është transparenca mbi atë që njerëzit në të gjithë botën shikojnë në “Netflix”. Të dhënat do t’u tregohen më parë autorëve të prodhimeve kinematografike, më pas shikuesve të “Netflix” dhe në fund do të shkojnë në dorë të medies”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA