25/11 16:24
Një fantazi e shfrenuar në realizimin e tortave e ka vënë në qendër të vëmendjes artisten Katherine Dey.
Edhe pse për shumë persona dëshira për të konsumuar ëmbëlsira është mjaft e madhe, me siguri nëse përpara do të kishin një nga këto realizime do të mendoheshin dy herë nëse do t’i konsumonin.
A do të konsumonit një tortë me kokën e prerë të një njeriu? Madje fantazia e shfrenuar ka shkuar edhe më tej, duke realizuar torta në formën e një zemre, të trurit të njeriut, apo edhe një të miu.
“Frymëzohem nga shumë gjëra në realizimin e tortave. Unë dua që njerëzit të kenë diçka vërtetë të veçantë dhe të çuditshme. Por e rëndësishme është edhe shija, por kjo është e garantuar”, shprehet Katherine.
Top Channel