FFK me aktorët e garës/ Trukimet e futbollit në Kosovë

16/04/2019 09:46

Federata e Futbollit të Kosovës mblodhi këtë të hënë përfaqësues të klubeve të Superligës, delegatë të UEFA-s dhe zyrtarë të policisë me synimin për të përvijuar masat mbi trukimin e ndeshjeve.

Në aktivitetin ku u bashkuan gjithashtu prokurorë e juristë, u ritheksua rëndësia që ky fenomen negativ në sportin më popullor të planetit, të parandalohet në kohë në vendin ballkanik.

Bashkim Spahiu, pjesëtar i Policisë së Kosovës, tha se policia ka një bashkëpunim. Të ftuar në seminarin për manipulimin e rezultateve, ishin edhe përfaqësues të UEFA.

“Është vështirë të flasësh për trukimin e rezultateve të ndeshjeve. UEFA e trajton këtë temë prej shumë vjetësh në mënyrë intensive. Por jo vetëm kaq. Dopingu, marrja e steroideve janë të tjerë fenomene negative. Humbja e ndeshjeve dhe pësimi i golave me qëllim duket si dicka normale”- thotë William McAullife.

Në Kosovë edhe pse vazhdimisht luftohet trukimi i ndeshjeve, vazhdimisht ka akuza të skuadrave për njëra-tjetrën për rezultate të paracaktuara.

Top Channel