Video/ Jasir Asani nuk ndalet në Iran, sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës dhe i afrohet kreut të golashënuesve
Kombëtarja shqiptare mund të ketë një tjetër përforcim në prapavijë, teksa emri i Amar Gërxhaliut rikthehet në vëmendje pas pajisjes me pasaportën shqiptare.
Qendërmbrojtësi që aktivizohet në Turqi mund të jetë një alternativë për kuqezinjtë, ndërsa në horizont përmendet mundësia që edhe një tjetër futbollist me të kaluar te përfaqësuesja e Kosovës të afrohet me Shqipërinë.
Gërxhaliu, i cili luan me Erzurumsporin në kampionatin turk, ka një histori të veçantë me ekipet kombëtare. Ai ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, përpara se të kalonte te Kosova, ku luajti deri në nivelin U21.
Në vitin 2023, mbrojtësi u përfshi edhe në listën e Kombëtares së Kosovës, por nuk arriti të regjistronte një paraqitje me ekipin e parë.
Marrja e pasaportës shqiptare shton mundësitë që emri i tij të shqyrtohet për një rikthim te kuqezinjtë. Megjithatë, aktivizimi me Shqipërinë do të varet edhe nga përmbushja e kritereve përkatëse të FIFA-s për përfaqësimin ndërkombëtar.
Në moshën 24-vjeçare, Gërxhaliu ka krijuar përvojë në futbollin turk, ku ka qenë titullar gjatë dy sezoneve të fundit me Erzurumsporin.
Një afrim i mundshëm do t’i shtonte trajnerit Rolando Maran një alternativë në repartin defensiv, në një kohë kur Kombëtarja synon të ketë sa më shumë zgjedhje për ndeshjet e ardhshme.
Top Channel