Në Shtëpinë Tonë/ Muzeu Arkeologjik i Tiranës është i pari muze i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës u shkatërruan edhe institucionet e fundit muzeale.
Ky muzë prezanton kërkimet e zbulimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë. Materiali i ekspozuar përfshin një periudhë kohore nga epokat e gurit, tek ato të metaleve (bronzit e hekurit) kur lindi e u zhvillua etnosi ilir, periudhën e antikitetit ilir, dhe periudhën e antikitetit të vonë e mesjetën deri në pushtimin osman.
Objektet e zbuluara nga jugu deri në veri të Shqipërisë janë paraqitur sipas një renditje tematike dhe kronologjike, ku qëllimi kryesor i përzgjedhjes së tyre ka qenë lindja dhe krijimi i autenticitetit të etnosit ilir, i cili u krijua dhe u zhvillua në këtë territor.
Do ju sugjeronim të vizitonit Muzeun Arkeologjik të Tiranës, në të cilin prezantohen rreth 2100 objekte arkeologjike nga zbulimet që bëhen në mbarë vendin.
Interesi për të vizituar këtë muze rritet çdo ditë nga vendasit dhe veçanërisht nga të huajt.
Përgjegjësja e muzeut Eda Andoni na shpjegon se pse duhet të vizitohet ky muze.
Top Channel