Amaneti që u bë bursë studimi, realizohet dëshira e Besnik Çakut ish-drejtues i gjimnazit “28 nëntori” në Shkodër

30/06/2026 15:40

Një jetë e kushtuar arsimit nuk u mbyll me ikjen e tij. Amaneti i ish-nxënësit, ish-mësuesit dhe ish-drejtuesit të gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër, Besnik Çaku, u realizua.

Nxënësja ekselente Anxhela Gjura është përfituesja e bursës së parë.

Çaku u nda nga jeta pak muaj më parë nga një sëmundje e rëndë, por la amanet që çdo vit familja e tij të mbulonte financiarisht një bursë të plotë studimesh në Kanada për nxënësin më të mirë të matematikës në ish-shkollën ku ai dha mësim dhe e drejtoi për vite me radhë.

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për nxënësit, thonë drejtuesit e shkollës, pasi shumë të rinj nuk kanë mundësi ekonomike për të ndjekur ëndrrat e tyre.

Gjimnazi “28 Nëntori” është një prej shkollave elitare në vend, me rezultate shumë të larta, ku vetëm në mbyllje të maturës së këtij viti, 60 nxënës u vlerësuan me notën 10.

Top Channel