Qindra besimtarë bektashianë nga e gjithë Shqipëria janë ngjitur në vendin e shenjtë të Ballëm Sulltanit, në Njësinë Administrative Martanesh të Bashkisë Bulqizë, për të marrë pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm.
Besimtarët ndezën qirinj dhe kryen lutjet e tyre, duke kërkuar paqe, shëndet dhe mbarësi për veten dhe familjet.
Në këtë pelegrinazh ishte i pranishëm edhe Kryegjyshi Botëror Bektashi, Edmond Brahimaj. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal te rëndësia shpirtërore e pelegrinazhit, që i bën njerëzit të largojnë energjitë negative, të reflektojnë dhe të marrin uratat e njëri-tjetrit.
Kryegjyshi Botëror Bektashi përcolli edhe një mesazh lutjeje dhe paqeje për t’i dhënë fund konflikteve dhe luftërave në botë. Ai u bëri thirrje njerëzve të luten për paqen, mirëkuptimin dhe bashkëjetesën mes popujve, duke theksuar se vetëm përmes dashurisë, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë mund të ndërtohet një botë më e qetë dhe më e drejtë.
Top Channel