Shkolla Rilindja në Kavajë është nga më të mëdhatë në qytet me 520 nxënës gjithsej. Prindërit shprehen ende të shokuar nga ngjarja e përdhunimit seksual të një të miture dhe po tregojnë akoma më shume kujdes për fëmijët e tyre.
“Mjerë kujt i bie fatkeqësi. Duhet të flitet për këtë ngjarje derisa të merren masa”, u shprehën disa qytetarë.
Në qytet u zhvillua sot mbledhja e një grupi multidisiplinar me përfaqësues të shkollës, agjencisë së të miturve, psikologëve, polices për masat që do të merren ne menaxhimin e mëtejshëm të situatës dhe parandalimin e rasteve të tjera.
Përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë dy ditë në qytetin e Kavajës duke bërë një hetim administrative për verifikimin e pretendimeve të ngritura në media për mosreagim dhe fshehje te ngjarjes nga strukturat shtetërore duke nisur nga shkolla, policia dhe prokuroria.
Sipas burimeve tona në Kavajë e mitura është abuzuar nga tetori i vitit të shkuar deri në fillim të janarit të 2019-s në katin e sipërm të një pallati në ndërtim.
Top Channel