“Ne duam të arrijmë objektivat tona”, ministri i Jashtëm izraelit: Nuk përjashtohet një operacion tokësor në Iran dhe Liban 02/03 20:52
Amerika vazhdon të jetë e pushtuar nga një i ftohtë ekstrem, i shkaktuar nga ajo që quhet “vorbulla polare”, që ka marrë deri tani 12 jetë njerëzish dhe e ka ulur temperaturën në nivele rekord.
Foto të dërguara nga njerëzit tregojnë më nga afër se sa ekstrem është i ftohti. Në disa raste, akulli ka hyrë edhe brenda në shtëpi, nëpërmjet prizave e dyerve të korridoreve. Diku tjetër ka thyer xhamat e dritareve.
Thuhet se ky mot ekstrem ndodh një herë në një brez, dhe shumica e ayre që po e përjetojnë sot nuk mbajnë mend një të ftohtë të tillë. Situata pritet të vazhdojë për disa ditë.
Top Channel