70 përqind e të anketuarve nga INSTAT-i në Shqipëri thonë se kanë vuajtur nga depresioni. Edhe pse qytetareve u duket e ekzagjeruar ky rezultat,

Një anketim i fundit nga INSTATI dhe Instituti i Shëndetit Publik thotë se gati 70% e shqiptareve kanë përjetuar depresionin në jetën e tyre. Por mjekët psikiatër shprehen me rezerva për rezultatit duke u shprehur se duhen dalluar sëmundjet e lehta mendore si ankthi nga sëmundjet madhore siç është depresioni.

“Me fjalën depresion abuzohet dhe shpesh ngatërrohet me ankthin. Nëse flasim për ankthin atëherë shifrat janë shumë më të ulëta nga ç’vuan popullata jonë”, tha Arjana Rreli, Psikiatre.

Si mjeke në një prej Qendrave më të mëdha të shëndetit mendor në kryeqytet, psikiatrja flet për rritjen e numrin të njerëzve që vuajnë nga çrregullime mendore.

“Nëse para 6 viteve numri i personave që merrnin shërbime te ne ishte 4000-5000, tani është 9000-10.000 persona”, thotë ajo.

Qytetaret e pyetur për rezultatet përmendin krizën social-ekonomike si shkaktar të çrregullimeve mendore.

“Është e ekzagjeruar 70% me depresion, mërzitje e ankth po, edhe mund të jetë. Mendoj se 70% është shumë e lartë se na benë të gjithëve me probleme atëherë”, shprehen disa qytetarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA