Preshi është një nga produktet e stinës dhe shefi i kuzhinës Bedri Llanaj, i ftuar në emisionin “Në Shtëpinë tonë’, në Top Channel, na njohu me një mori gatimesh të tij.

Sallata me presh, ishte pjata që iu servir nutricionistes Anila Kalleshi, për të mësuar prej saj edhe vlerat ushqyese të këtij gatimi.

“Është një pjatë të cilën unë e preferoj shumë, pasi është një burim i shkëlqyer i vitaminës C, të cilën e ofron në vlerën më të madhe pikërisht preshi. Ky produkt përmban veti të jashtëzakonshme dhe rekomandohet si në dietat e dobësimit, ashtu edhe në probleme të ndryshme kryesisht inflamative, ndaj rekomandohet që të përdoret në sa më shumë gatime preshi”, tha nutricionistja Anila kalleshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA