Një familje nga Vaqarri i Tiranës ka marrë ndoshta dhuratën më të bukur për festat e fundvitit.

Familja 6-anëtarëshe është bërë me një shtëpi të re, që ka shuar imazhin e rrënimit dhe varfërisë ekstreme që paraqiste godina ku strohohej deri më sot.

Vizitori i parë në banesën e tyre të re, ndërkohë, ka qenë vet kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ai ka publikuar një video në “Facebook”, ku pasqyrohet e gjithë ecuria e punimeve për ngritjen e godinës, që do të shërbejë tashmë si “streha” e ngrohtësisë për 4 fëmijët e Euglen Xhabaftit.

“Mirëmëngjes dhe me dritën e shpresës së rilindur në këtë familje ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan kryeministri në rrjetin social.

Gjatë vizitës, ai ka shpërndarë edhe dhurata për fëmijët për t’i gëzuar për festat e fundvitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA