Mblidhet Kuvendi, PD kundërshton nisjen e punimeve pa mbaruar mbledhja te “Ligjet”, Peleshi: Kjo seancë është me rëndësishme se çdo mbledhje

05/10/2026 15:22

Me debate ka nisur kjo seancë e kësaj të hëne.

Ndërsa kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, nisi punimet e seancës dhe i dha fjalën deputetit të PS-së, Klevis Jahaj, nga salla u dëgjuan kundërshtime nga pala e PD-së.

Ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili u duk se nuk ishte dakord me nisjen e seancës, ndërsa nga ana tjetër vijonte mbledhja e Komisionit të Ligjeve.

Sipas tij po u ‘mohohet e drejta e marrjes pjesë në seancë e anëtarëve që janë në komision”.

Peleshi tha se këto dy agjenda nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe se seanca mund të vijonte normalisht.

“Seanca parlamentare është më e rëndësishme se çdo mbledhje komisioni. Nuk mund ta zhvendosim seancën”, u shpreh ai.

Top Channel