Plot 10 kategori pensionistësh dhe policë e ushtarakë në pension të parakohshëm, do të përfitojnë shpërblimin e fundvitit në masën 5.000 lekë. Tërheqja do të bëhet pranë pikave postare, si në qytet, ashtu dhe në fshat.

Pensionistët që e marrin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, çdo datë 20, do ta tërheqin shpërblimin po këtë ditë.

Kategoritë përfshijnë persona që marrin pension pleqërie, invaliditeti, familjar, social, pension koperative etj. Ka pensionistë që e kanë marrë shpërblimin që të hënën, kur nisi zyrtarisht edhe procesi i shpërndarjes së shpërblimit.

Nga vendimi i Këshillit të Ministrave përfitojnë mbi 650 mijë pensionistë. Të drejtën për shpërblim e kanë edhe ata persona, që e morën për herë të parë pensionin në datën 12 dhjetor, kur hyri në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA