
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar rishpalljen e procedurave garuese për lotin e parë të “Unazës së madhe” të Tiranës, që ka të bëjë me rehabilitimin e segmentit rrugor nga mbikalimi te “Pallati me shigjeta” deri te rrethrrotullimi i “Shqiponjës”.
Procedura e prokurimit do të jetë e hapur për objektin e kontratë/marrëveshjes me një fond limit prej 2 miliard e 246 milionë lekë pa TVSH. Ndërkohë që fondi për vitin 2019 është 539.2 milionë lekë.
Afati kohor për ekzekutimin e kësaj kontrate është 24 muaj, ndërsa ofertat ose kërkesat për pjesëmarrje do të pranohen deri më 14 janar 2019, ora 11:00, për t’u hapur më pas.
Vendimi vjen pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve “DH Albania” & “Biba X”, për shkak të akuzave për falsifikim dokumentesh.
Top Channel