Ndeshja me Teutën në Durrës do të jetë një tjetër test i vështirë për kryesuesit e kampionatit të Partizanit. Të kuqtë vijnë në këtë ndeshje me një moral të lartë pasi jo vetëm që janë në krye por edhe pas fitores shumë të rëndësishme në derbin e kryeqytetit me Tiranën.
Nga ana tjetër skuadra e Teutës është ndër të paktat ekipe, ashtu si edhe Partizani që ka një seri rezultatesh pozitive prej 8 ndeshjesh, apo më saktë humbja e tyre e fundit është rreth dy muaj më parë pikërisht më 3 tetor të këtij viti pikërisht nga Partizani, por tashmë situatat kanë ndryshuar. E pandryshueshme ndërkohë mbetet kriza bardheblu.
Humbja në derbi ka rënduar psikologjikisht situatën dhe fakti që me vendin e parafundit, Kastriotin ndeshjen si rival të drejtpërdrejtë e tregon qartë këtë gjë.
Edhe bardheblutë kanë rekordin negativ të 8 ndeshjeve pa fituar në kampionat dhe suksesin e fundit e kanë marrë në Fushë Krujë, pikërisht kundër Kastrioti.
Por që nga ajo kohë kanë ndryshuar shumë gjëra, duke filluar nga trajnerët, as Tiranën nuk e drejton me Ze Maria dhe as Kastriotin Plori. Ndërkohë Java e 16-të e Superligës do të mbyllet ditën e diel me dy çiftet e fundit Kamza Luftëtari dhe Flamurtari-Laçi.
Top Channel