Ashtu siç u rekomandua edhe nga Parlamenti Evropian që i hapi dritën jeshile negociateve të Shqipërisë me BE-në, kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Londër ka deklaruar për Top Channel, pas një takimi me pjesëtarë të komunitetit dhe anëtarësisë së Partisë Socialiste, se drafti i reformës zgjedhore do mund të votohej përpara Krishtlindejeve.

“Unë dua të ndaj me ju bindjen se ne kemi arritur tashmë në një draft të përbashkët që na bashkon në pjesën më të madhe të reformës zgjedhore, që besoj dhe shpresoj që do të votohet përpara Krishtlindjeve. Drafti ka të integrura në tërësi të gjitha rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit, në një fazë të menjëhershme të rakordojmë të gjitha ndryshimet, pasi vota e shqiptarëve jashtë territorit do të kërkonte edhe ndryshime kushtetuese të cilat ne si Parti Socialiste jemi gati dhe presim t’i bëjmë”, u shpreh Balla.

Gjatë vizitës në Londër, Balla zhvilloi një sërë takimesh edhe në Parlamentin britanik dhe me komunitetin dhe anëtarë të Partisë Socialiste, të cilët ngritën edhe çështjen e votimit në distancë.

Në takimet me deputetët Madeleine Moon, Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, konservatorin Martin Vickers, John Groghan, i cili kryeson edhe Grupin për Shqipërinë në Parlamentin britanik, apo Margaret Hodge si dhe me Drejtoreshën e Fondacionit Ëestminister, i cili pritet të hapë së shpejti një prezencë të vetën në Shqipëri, u diskutua edhe për nevojën e intensifikimit të shkëmbimeve tregtare dhe prezencës më të madhe të kompanive britanike në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA