Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ishte thuajse nga gjykatat e vetme në vend që këtë të premte ka hapur dyert për shërbimet ndaj qytetarëve.

Madje nuk munguan as disa seanca gjyqësore që ishin planifikuar përpara se qeveria të nxirrte VKM-në që e shpallte edhe ditën e premte, 30 nëntorin, ditë pushimi zyrtare pas festave të 28 dhe 29 nëntorit.

Por, mundimit të administratës së gjykatës duket se nuk i janë përgjigjur qytetarët, të cilët duket se e kanë quajtur ditë pushimi. Si rrallë herë, sportelet ishin të boshatisura, ndërsa në to janë paraqitur vetëm punonjësit e policisë për të dorëzuar dokumentet e zakonshme.

Jashtë kamerave, punonjës të administratës së gjykatës janë shprehur se përveç ditëve zyrtare të pushimit të përcaktuara në kalendar, gjykata nuk bën pushime që vendosen nga qeveria, kjo edhe për shkak të afateve proceduriale që duhen respektuar, si për vendimet që duhen të jepen, ashtu edhe për ankimet që bëhen nga palët në proces.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA