Video/ Pamje spektakolare nga vullkani në Hawaii, lava ngrihet deri në 480 metra në ajër Pesë anëtarë të familjes Gjikola në fshatin Sopot të Bulqizës jetojnë me vetëm një ndihmë 100 mijë lekë të vjetra.
Malvina Gjikola, e cila kujdeset për 4 fëmijët, pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë, po jeton në kushte të mjerueshme. Shtëpia është tërësisht e pabanueshme, pasi i gjithë shiu që bie jashtë futet brenda dhe kudo mbizotëron lagështia.
Në ditët e acarta të dimrit jeta për nënën dhe 4 fëmijët e saj bëhet akoma më e vështirë.
Vetë vogëlushët thonë se dhurata që do donin për fundvit do të ishte një shtëpi e re që dhe ata të kishin mundësi të jetonin si gjithë bashkëmoshatarët e tyre.
Malvina bën apel për ndihmë pasi e vetme dhe me ndihmë ekonomike e ka të pamundur jetesën.
Top Channel