Banka e Shqipërisë sugjeron që projektet e Partneritetit Publik Privat të analizohen dhe studiohen mirë, duke i vendosur ato sipas prioriteteve.

Duke dhënë opinionin e Bankës Qendrore për buxhetin e vitit te ardhshëm Guvernatori Sejko tha se për sa kohë PPP janë brenda normave të përcaktuara në Buxhetin e Shtetit dhe nuk i tejkalojnë limitet atëherë do të ishin të mirë menaxhuara, ndërkohë në projektet e infrastrukturës nevojitet të rriten kapacitetet e analizimit teknike dhe financiare nga ana e autoriteteve shtetërore.

“Këtu ka një riks të caktuar pasi këto projekte kanë të bëjnë kryesisht me investime strukturore, në infrastrukturë, në rrugët të cilat askush nuk është sigurt nëse projekti do të ketë strukturimin dhe investimin e përcaktuar në fillim, shpesh herë projektet infrastrukturore kanë nevoja shtesë gjatë rrugës, kjo pastaj e komplikon projektin prandaj duhet bërë një projekt sa më i studiuar. Pikërisht për këtë arsye ne kemi thënë dhe sugjeruar qeverisë shqiptare që të rriten kapacitetet teknike dhe financiarë ne analizimin në përgatitjen e këtyre projekteve”, u shpreh Sejko.

Guvernatori shtoi me tej se duhet që kontabilizimi financiar i këtyre projekteve duhet bërë sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyre që të njihet efekti real i tyre në borxhin publik.

“Të ketë një kontabilizim sipas standardeve ndërkombëtare që të mos ndikojë, ose ta njohim vlerën, efektin e PPP në nivelin e borxhit në mënyrë realiste, pra ne të dimë sipas standardeve ndërkombëtare se sa këto pagesa për PPP do të ndikonin në nivelin e borxhit në mënyrë që të respektojmë pikërisht pikën e tretë që ju thatë nivelin e tavaneve, pra ka një kufi ka një limit, pikërisht që ky limit 5% e të ardhurave është vënë për këtë arsye për këtë qëllim që mos të kemi ndikim negativ në nivelin e borxhi”, tha Sejko.

Fatura e 5 koncesioneve të mëdha në infrastrukturën rrugore që janë miratuar qeveria deri me tani është mbi 1.2 miliardë euro duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar. Ndërkohë këtyre projekteve pritet t’i shtohet dhe koncesioni për rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës. Në projektbuxhetin e vitit 2019, qeveria ka vënë si vlerë tavan për këtë koncesion një shifër prej 380 milionë eurosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA