Bizneset shqiptare drejt inovacionit, shtohet vëmendja drejt sektorëve më në nevojë, subjektet po përshtaten me standardet e BE

05/07/2026 12:14

Biznese shqiptare po investojnë në inovacion. Nga teknologjia e informacionit dhe zgjidhjet digjitale, te turizmi, shëndetësia apo industria e tekstileve, ndërmarrjet po përshtatin aktivitetin e tyre me teknologjitë e reja dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të INSTAT, për periudhën 2022–2024, 44.3% e ndërmarrjeve me 10 ose më shumë të punësuar kanë zhvilluar aktivitete inovacioni.

Unë kam qenë. E sëmur me sklerozmultiple dhe falë një regjimi pa gluten pa laktozë kam arritur të shërohem. Nga mungesa në tregun shqiptar e një produkti të tillë  menduam të konceptonim një produkt artizanal dhe organik. Falë partnerëve europian mundëm që shumë procese ti lehtësonim falë pajisjeve të ndryshme të ulnim procesin dhe kohën e punës duke krijuar një produkt me standard europiane.”, shprehet Marsela Gurra, sipërmarrëse.

Unë me profesion jam ekonomist por gjithë jetën jam marrë me teknologjinë dhe pandemia më bëri që të rikonsideroj profesionin tim dhe jetën time duke parë sa fragile ishin sistemet e ushqimit. Kështu që vendosa të prodhojë bukën. Nëpërmjet pajisjeve që plotësojnë të gjitha kushtet dhe kanë teknologji europaine më është lehtësuar puna dhe bëhemi dhe më konkurues në treg duke përqafuar metoda të tilla”, thotë Nikolin Kolam, sipërmarrës.

Sipas INSTAT niveli i inovacionit ka ardhur në rritje, megjithëse në Shqipëri mbetet më i përhapur tek kompanitë e mëdha, me mbi 250 të punësuar. Por së fundmi po përqafohet edhe në sektorët më në nevojë siç është bujqësia.

Ervin Ceraj, fermer në koplik tregon se me përfshirjen e inovacionit nëpërmjet teknologjive tek bimët medicinale ka rritur efikasitetin e tharjes dhe ulur kostot. “Kemi kaluar teste cilësie dhe sigurie të sherebelës kryesisht dhe vajrave esencial. Dhe kemi kontrata të vazhdueshme na njohin si fermerë dhe vijnë interesohen. Kjo është një mundësi shumë e mirë për ne”, thotë Ervin Ceraj, fermer.

Ekosistemi i startup-eve dhe inovacionit konsiderohet një nga faktorët që mund të ndikojë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik. Bashkimi Evropian së bashku nëpërmjet programit EU4inovation së bashku me Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim kanë mbështetur financiarisht iniciativa të tilla në Shqipëri me mbi 11.750.000 euro, në funksion të forcimit të inovacionit dhe afrimit të bizneseve me standardet evropiane

 

 

Top Channel