“20 milionë euro për zjarret”, ministri Demo: Janë gati edhe 10 milionë të tjera për transportin publik

06/07/2026 15:20

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, teksa shpjegoi investimet që do të kryhen në infrastrukturë, ku 20 milionë euro do të shkojnë për emergjencat civile, zjarre dhe përmbytje, si dhe 10 milionë euro për transportin publik, u pyet edhe për paketën e maleve, e cila është një ndër kërkesat e protestuesve për ta shfuqizuar.

“Protesta është normale dhe duhet dëgjuar, por nuk është më normale kur nis dhuna. Me trajtën që ka marrë protesta po ashtu edhe në aspektin e ideve”, tha Ervin Demo.

Ministri Demo tha se qeveria do të shpalosë programin “Rilindja 2.0”, e cila ka një qasje 360 gradë ndryshe për gjithçka që ndodh në territor, në infrastrukturë bujqësore, rehabilitimin e zonave industriale dhe çdo investim që do të kryhet me në fokus qytetarin.

Top Channel