Ndërsa një pjesë e qytetarëve po protestonin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e 37 kundër klasës politike, një pjesë tjetër zgjodhi të ndjekë në sheshin “Skënderbej” ndeshjet e Botërorit.
Duke publikuar pamjet live nga dy realitetet brenda kryeqytetit, kryeministri Edi Rama ironizon protestuesit. Kreu i qeverisë publikon në rrjetet sociale pamjet nga marshimi i protestueseve, ku duken një numër i vogël njerëzish, ndërsa paralelisht janë pamjet te sheshi “Skënderbej”, ku qytetarë të shumtë po ndjekin një ndër sfidat më të rëndësishme të Kupës së Botës, Spanjën dhe Portugalinë.
Kryeministri ironizoi protestën e 37 kundër tij me vargjet e këngës së grupit të njohur West Side Family, ku në klip mori pjesë dhe vetë Rama, dhe që u përdor si kolonë zanore në fushatën e vitit 2003, kur Edi Rama u zgjodh kryebashkiak i Tiranës.
“Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës
E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës
Mashtrimit të vërtetës, shpifjes interesit,
e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit”, shkruan Rama bashkangjitur këtyre dy pamjeve.
Top Channel